Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u zgjodh presidentja dhe u votua ligji për Dhomat e Specializuara, e ka vlerësuar ditën si të rëndësishme për Kosovën.
Hamza tha se është i bindur se zhvillimet e sotme janë në interes të vendit.
“Jam i bindur se është një ditë e dobishme për Kosovën. Për mua është një ditë e vlefshme. Sot Kuvendi kaloi ligjin për Dhomat e Specializuara. Ne nuk dëshirojmë ta pengojmë drejtësinë, por dëshirojmë që luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së t’i garantohet drejtësia”, tha Hamza.




