Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, iu përgjigj “ofertës shtesë” të kryeminisrit Albin Kurti.
Hamza tha në një konferencë për media se marrëveshjen për Bekim Sejdiun kandidat për President, Kurti s’e ka bërë me PDK-në.
“Marrëveshja për zotin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në. Është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë lajmet, që veç është hajt të flasim, të shesim mjegull”, tha ai.




