Automjete të blinduara u vunë re në qendrat urbane dhe vendet turistike rreth kryeqytetit të SHBA-së të martën në mbrëmje, raporton BBC.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se pritet të vendosen 800 trupa të Gardës Kombëtare, si dhe 500 agjentë federalë të zbatimit të ligjit.
Kryebashkiakja e Uashington DC, Muriel Boëser, një demokrate që ka mohuar se krimi është jashtë kontrollit në qytetin e saj, e ka përshkruar vendosjen e trupave si një “shtytje autoritare”.
Trump, një republikan, ka kërcënuar gjithashtu me vendosje të ngjashme në Nju Jork dhe Çikago, dy qytete të tjera të kontrolluara nga demokratët.
Trupat e Gardës kanë hyrë në kryeqytetin e SHBA-së që nga njoftimi i Trumpit të hënën.
Ata janë parë duke ngritur barrikada jashtë disa ndërtesave qeveritare dhe duke bërë foto me turistët.