Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 23:11
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të janë afër arritjes së objektivave të tyre në Lindjen e Mesme, duke lënë të kuptohet për një tërheqje të mundshme të angazhimit ushtarak në rajon, shkruan BBC.

Në një postim në Truth Social të premten, Trump bëri të ditur se po shqyrtojnë përfundimin e përpjekjeve ushtarake kundër regjimit të Iranit. Ai shkroi:

“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona, ndërsa po shqyrtojmë përfundimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me regjimin terrorist të Iranit.”

Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, Trump theksoi se ajo duhet të “ruhet dhe patrullohet nga vendet që e përdorin”, duke saktësuar se SHBA-ja nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces.

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë e mbështetjes amerikane në rast nevoje, duke shtuar:

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të zhduket.”

Trump duket se sinjalizon një qasje më të kufizuar ushtarake, por nuk përjashton përfshirjen e SHBA-së në mbështetje strategjike në rajon, sipas nevojës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:29Trump reagoi pasi Guilfoyle dha dorëheqje si ambasadore amerikane në Greqi
  • 23:02Papa Leo diagnostikohet me kancer të mushkërive
  • 19:07Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
  • 18:55Zvicër, gati gjashtë vjet burg për burrin që pagoi dy burra për ta sulmuar ish-partneren e tij shtatzënë
  • 18:43Tentimi i Vuçiqit dhe Dodiku për ta ruajtur pushtetin, analistët: Serbia dhe Republika Srpska po trajtohen si prona private