Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 16:20
Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

Afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara skadon më 9 korrik, duke krijuar pasiguri të madhe në tregjet ndërkombëtare.

Trump kishte paralajmëruar më 2 prill vendosjen e tarifave ndaj shumë shteteve, por më vonë e pezulloi vendimin për tre muaj pas reagimeve negative të tregjeve globale.

Tani, me afatin që po afrohet, vetëm tre shtete kanë arritur marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në — përfshirë edhe Vietnamin, megjithëse detajet e kësaj marrëveshjeje ende nuk janë bërë publike.

Situata mbetet e paqartë edhe për vetë Shtëpinë e Bardhë. Trump ka deklaruar se “nuk është ende i sigurt” për hapat që do të ndërmarrë pas skadimit të afatit, duke përmendur mundësinë e zgjatjes për ato vende që “negociojnë me mirëbesim”, ose edhe vendosjen e menjëhershme të tarifave.

Për më tepër, presidenti njoftoi se do t’u dërgojë letra liderëve botërorë brenda kësaj jave dhe paralajmëroi rritje të mundshme të tarifave për vendet që nuk kanë arritur marrëveshje me SHBA-në.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:59Tërmet në Shqipëri
  • 18:49Vatra zjarresh në Lezhë e Fier, digjen 10 shtëpi e 200 hektarë pyje, në terren forca zjarrfikëse
  • 09:40Mrekulli në Nepal: Dy persona nxirren të gjallë nëntë ditë pas përmbytjeve (VIDEO)
  • 07:48U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
  • 22:43Vance thotë se ShBA-ja po e heton sulmin ajror për të cilin Irani thotë se goditi një dasmë