Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 22:40
Trump thotë se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez, ndërsa përfundon vizitën dyditore

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do t’i heqë të gjitha tarifat për uiskin irlandez në fund të vizitës së tij dyditore në Irlandë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai e bëri këtë njoftim para se t’i dorëzonte trofeun e fituesit Shane Lowry-t, fituesit të turneut “Irish Open”, në resortin e golfit “Trump International” në Doonbeg, në qarkun Clare.

Uiski i prodhuar në Republikën e Irlandës i nënshtrohet tarifës standarde prej 15% që zbatohet për mallrat e BE-së që hyjnë në SHBA, ndërsa uiski i prodhuar në Irlandën Veriore ose diku tjetër në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka tarifa.

Ky njoftim erdhi pasi Trump rikonfirmoi mbështetjen e tij për një Irlandë të bashkuar dhe tha se bashkimi i Irlandës Veriore me Republikën e Irlandës ishte “një nga gjërat më të natyrshme të të gjitha kohërave”.

Ditën e dytë të vizitës së tij në Irlandë, ai e kaloi duke ndjekur ditën finale të turneut “Irish Open”.

Të shtunën, Trump ndodhej në Dublin, ku u takua me Taoiseach-un (Kryeministrin irlandez) Micheál Martin dhe me Presidenten irlandeze Catherine Connolly.

Duke iu drejtuar turmës para ceremonisë së dorëzimit të trofeut, Trump tha se kishte diskutuar për tarifat e uiskit me Martinin dhe me lojtarin e golfit, Lowry.

“Të gjithë më kanë rënë në qafë për këtë,” tha ai.

trumpgjithatarifat

Të ngjashme

Osmani për marrëdhënien me Trump: Ishte e sinqertë dhe i shërbeu interesit strategjik të Kosovës

Osmani për marrëdhënien me Trump: Ishte e sinqertë dhe i shërbeu interesit strategjik të Kosovës

21:08
Një Irlandë e Bashkuar do të ishte 'fantastike', thotë Trump gjatë vizitës në Irlandë

Një Irlandë e Bashkuar do të ishte 'fantastike', thotë Trump gjatë vizitës në Irlandë

19:23
BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve: Të respektohet verdikti i Speciales, vendimi mund të apelohet

BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve: Të respektohet verdikti i Speciales, vendimi mund të apelohet

11:58

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:09Droni rus goditi trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë
  • 19:54Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç, shpërthen debati për lirinë fetare
  • 15:56Vuçiq: Pres që KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë para aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
  • 17:59Putin: Gabimet e Perëndimit çuan në ngritjen e AfD-së