Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Droni rus goditi trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 20:09
Droni rus goditi trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në Ukrainën perëndimore, vetëm rreth dy kilometra larg kufirit me Poloninë, pak minuta pasi në të njëjtën linjë hekurudhore kishte kaluar një tren që transportonte ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë.

Sipas BBC, nga sulmi nuk janë raportuar viktima, pasi pasagjerët e trenit ishin evakuuar në kohë, pasi ishte konstatuar kërcënimi. Droni goditi lokomotivën, duke shkaktuar dëme materiale.

Boris Johnson po kthehej nga Kievi, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare. Në të njëjtën rrugë udhëtonin edhe zyrtarë të lartë evropianë të sigurisë, mes tyre Këshilltari Britanik i Sigurisë Kombëtare, Jonathan Powell, si dhe një këshilltar i kancelarit gjerman Friedrich Merz.

Treni që transportonte personalitetet e huaja kishte kaluar në zonën ku ndodhi sulmi vetëm pak minuta përpara goditjes.

Moska deklaroi të dielën se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore, ndërsa incidenti ka shkaktuar reagime të reja lidhur me sulmet e përsëritura ndaj rrjetit hekurudhor ukrainas.

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson reagoi ashpër ndaj sulmit, duke vënë në pikëpyetje arsyen e goditjes.

“Nuk e di se çfarë logjike e shtrembëruar e shtyu Putinin të hidhte në erë një lokomotivë treni ukrainase të palëvizshme në kufirin polak këtë mëngjes”, tha Johnson, duke shtuar: “Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”

Der Spiegel: Boris Johnson i doradcy europejskich przywódców znaleźli się pod ostrzałem w pobliżu polsko-ukraińskiej granicy

Rosyjski dron zaatakował okolice przejścia granicznego Jagodzin–Dorohusk. W wyniku ataku zapaliły się ciężarówki, a kompleks stacji benzynowej został…
pic.twitter.com/yfnxeiqz8V

— NEXTA Polska (@nexta_polska) September 13, 2026

johnsonborispasi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:40Tragjedi në Florida, rrëzohet avioni privat – 9 persona humbin jetën
  • 22:27Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
  • 20:02Përgjaket festa e Halloween-it në Britani, pesë të rinjë lëndohen
  • 16:07Bullgaria zgjedh presidentin e saj të shtatë
  • 12:48Natë tmerri, 30 demonstrata në Gjermani: Plaçkitje në Frankfurt, trazira pranë Katedrales së Këlnit