Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të merrte në konsideratë lejimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të rifilluar veprimet ushtarake në Gaza, nëse Hamasi nuk e respekton marrëveshjen.
“Forcat izraelite mund të kthehen në terren sapo ta them unë. Çfarë do të ndodhë me Hamasin, do ta mësojmë shpejt,” tha Trump në intervistën për CNN.
