Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Trump: Mund ta vizitoj Kinën në një të ardhme jo shumë të largët

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 21:45
Trump: Mund ta vizitoj Kinën në një të ardhme jo shumë të largët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se mund të vizitojë Kinën së shpejti, duke paralajmëruar një mundësi të takimit me udhëheqësin kinez Xi Jinping, në një moment kur tensionet tregtare dhe të sigurisë janë në nivele të larta.

“Presidenti Xi Jinping më ka ftuar të vizitoj Kinën, dhe ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në të ardhmen e afërt,” tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Jo menjëherë, por as shumë larg. Më kanë ftuar shumë njerëz dhe do të marrim vendimet shpejt,” shtoi ai.

Agjencia Reuters raportoi, duke cituar dy burime, se ndihmësit e Trumpit dhe Xisë kanë diskutuar mundësinë e një takimi të mundshëm gjatë udhëtimit të Trumpit në Azi më vonë këtë vit. Megjithatë, këto raporte nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë, kineze apo amerikane.

Komentet e Trumpit erdhën gjatë një takimi me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Paqësor, i cili, sipas Trumpit, ka pasur sukses në largimin e ndikimit të Kinës.

Presidenti amerikan ka kërkuar uljen e tensioneve me Pekinin në javët e fundit, pasi tarifat e ndërsjella tregtare janë pezulluar, duke tronditur tregtinë dhe zinxhirët globalë të furnizimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar
  • 18:42“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike
  • 18:17Zjarret në Shqipëri, Nufi: 50 efektivë dhe 2 helikopterë në Dajt