Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me armë zjarri në Isla Cristina, në provincën e Huelvës, në Spanjë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën mbrëma në lagjen Rocío, ku një person i armatosur dyshohet se mbërriti me motoçikletë dhe hapi zjarr ndaj disa personave, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Mes viktimave janë një grua shtatzënë, nëna e saj dhe një 16-vjeçar. Të tre u qëlluan në rrugë, ndërsa personi i katërt i plagosur rëndë u dërgua në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sulmit dhe nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i lidhur me një konflikt të hershëm mes dy familjeve.
Sipas dyshimeve të raportuara nga mediat lokale, sulmi mund të ketë qenë një akt hakmarrjeje pas një vrasjeje të ndodhur në Huelva në muajin shtator. Viktimat e sulmit të fundit dyshohet se kishin lidhje familjare me personin e përfshirë në atë ngjarje, shkruajnë mediat spanjolle

