Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 18:20
Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?

Afrimi mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, po shihet si kërcënim për të ardhmen e Evropës, ndërsa shqetësimet po shtohen se një marrëveshje për Ukrainën mund të përfshijë edhe ndryshimin e rendit të sigurisë në të gjithë kontinentin.

Trump dhe Putin ndajnë pikëpamje të ngjashme për Evropën dhe besojnë se fuqitë e mëdha duhet të kenë kontroll mbi zonat që i konsiderojnë si sferat e tyre të ndikimit, sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”.

Putini kërkon që NATO t'i tërheqë trupat dhe bazat ushtarake në kufijtë e vitit 1997, gjë që do t'i linte 16 vende anëtare pa mbështetjen e jashtme ushtarake.

Ai gjithashtu kërkon që Britania dhe Franca të përjashtojnë përdorimin e armëve bërthamore për mbrojtjen e shteteve të tjera evropiane.

Ndërkohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje të gjerë me Rusinë, e cila nuk do të kufizohej vetëm te Ukraina, por do të përfshinte edhe të ardhmen e Evropës.

Analiza ngre shqetësimin edhe për rritjen e ndikimit të partive të ekstremit të djathtë në Evropë.

Në Francë, Marine Le Pen është zotuar se do ta ndërpresë ndihmën financiare për Ukrainën, ndërsa në Gjermani, bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, ka deklaruar se partia e saj do të ndalte ndihmën ushtarake dhe ekonomike për Kievin nëse do të vinte në pushtet.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, paralajmëroi se zgjedhjet në Francë dhe Gjermani mund ta ndryshojnë rrënjësisht drejtimin politik të Evropës, duke theksuar se pakënaqësitë ekonomike mund t'i bëjnë qytetarët më të prekshëm ndaj premtimeve të thjeshta politike

trumpevropësputini

Të ngjashme

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

“Jam në …”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës

09:55
Dyshohet se është hakuar databaza kombëtare kriminale e FBI-së, Trump: Nuk më pëlqen kjo

Dyshohet se është hakuar databaza kombëtare kriminale e FBI-së, Trump: Nuk më pëlqen kjo

19:52
“Marrëveshje të vërtetë ose asgjë”, Trump i dërgon mesazhin e prerë Teheranit

“Marrëveshje të vërtetë ose asgjë”, Trump i dërgon mesazhin e prerë Teheranit

21:08
Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

Putini vendos kusht për përfshirjen evropiane në bisedimet për luftën në Ukrainë

21:57

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:57A po paralajmëron Irani thyerjen e bllokadës amerikane pasi të ardhurat nga nafta po i shterohen?
  • 17:20Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë, turma njerëzish nxitojnë të largohen
  • 16:54Evropa përballë një kthese historike, zgjedhjet që mund të tronditin themelet e BE-së
  • 12:45Irani do ta nisë kufizimin e furnizimit me rrymë, teksa bota pret lëvizjen e radhës nga Trumpi
  • 11:31Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi