Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Të shtëna me armë në New York, 4 persona mbesin të vrarë – mes tyre një polic

GD
Gazeta Demos29 korrik 2025 në 07:59
Të shtëna me armë në New York, 4 persona mbesin të vrarë – mes tyre një polic

Një oficer policie i qytetit të Nju Jorkut është midis katër personave të vrarë në të shtëna me armë që ndodhën dje pasdite në një rrokaqiell në qendër të Manhattanit.

Sipas policisë, sulmuesi Shane Devon Tamura (27) udhëtoi nga Las Vegasi në New York dhe motivi i tij për sulmin është ende i panjohur. Pas të shtënave, ai u gjet i vdekur me atë që autoritetet e quajnë “plagët e vetëshkaktuara me armë zjarri”. Një sasi shtesë municioni u gjet në makinën e tij.

Tamura parkoi BMW-në e tij përpara ndërtesës dhe hyri në ndërtesën e zyrave me një pushkë M4 në dorë. Sapo hyri në holl, ai hapi zjarr ndaj një oficeri të sigurisë në ndërtesë. Ai qëlloi gjithashtu një grua që u përpoq të fshihej pas një shtylle”, tha Komisionerja e Policisë, Jessica Tisch.

Pastaj ai hyri në ashensor, u ngjit në katin ku ndodheshin zyrat e administratës së ndërtesës dhe vazhdoi të qëllonte në korridor përpara se t’i jepte fund jetës.

Photo of suspect in New York active shooter incident released report is At least six people have been shot, at least one being an off duty officer the suspect carried an AR-15 and wearing a bulletproof vest. and the alleged active shooter has been found dead from a… pic.twitter.com/6mrIoVdzei

Midis të vrarëve ishte oficeri 36-vjeçar i policisë Didarul Islam, një emigrant nga Bangladeshi i cili kishte punuar për Policinë e New Yorkut për tre vjet. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

“Ai bëri punën që i kërkuam. Ai dha jetën për të mbrojtur të tjerët. Ai vdiq ashtu siç jetoi – një hero”, tha Komisioneri Tisch. Policia postoi foton e tij në mediat sociale me mesazhin: “Ai ishte mishërimi i asaj që përfaqëson shërbimi ynë. Ne do ta çmojmë kujtimin e tij përgjithmonë.”

Kryebashkiaku Eric Adams konfirmoi se gjithsej gjashtë persona u plagosën gjatë sulmit dhe katër humbën jetën. “Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë të keqe. Ne lutemi për të gjithë ata që janë prekur nga ky akt i tmerrshëm”, tha Adams.

Personi i armatosur, sipas autoriteteve të Las Vegasit, kishte një “histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor”. Hetuesit ende po përpiqen të përcaktojnë pse ai udhëtoi nëpër disa shtete – përmes Kolorados, Nebraskës, Ajovës dhe Nju Xhersit – për të shkuar në Nju Jork dhe pse zgjodhi pikërisht këtë ndërtesë.

Ndërtesa ku ndodhi të shtënat është shtëpia e dhjetëra kompanive, përfshirë NFL-në, grupin e investimeve Blackstone, Ruden Real Estate dhe firmën e kontabilitetit KPMG US.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:31Kandidati i dakorduar për President: Dy partitë u pajtuan për mua, motivi im është të vihem në shërbim të Kosovës
  • 12:33Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të "Pastrimit"
  • 23:32Kërcënim për vrasje, djali i Netanyahut largohet urgjentisht nga SHBA drejt Izraelit
  • 22:14Brukseli shqetësohet pas “jo”-së së Islandës, rrezikohet momentumi i zgjerimit të BE-së
  • 19:39Takim Trump-Putin-Zelensky? Reagon Kremlini: Mund të ndodhë vetëm nëse…