Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Të akuzuarit për zjarrin tragjik në Koçan, që la 63 të vdekur, dalin para gjyqit

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 14:34
Të akuzuarit për zjarrin tragjik në Koçan, që la 63 të vdekur, dalin para gjyqit

Sot, kanë dalë në gjyq, më shumë se 30 persona, të akuzuar për shkelje të sigurisë publike lidhur me vdekjen e 63 personave nga një zjarr në klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut në mars.

Zjarri u shkaktua nga fishekzjarrë të ndezur gjatë një performance hip hop, të cilat i vunë flakën tavanit të klubit të mbushur plot, për të cilin autoritetet thanë se nuk kishte licencë të duhur, dalje emergjente të mjaftueshme ose fikëse zjarri. Të vdekurit ishin kryesisht të rinj, ndërsa rreth 170 persona të tjerë mbetën të lënduar, raporton Reuters.

Të mërkurën, të dyshuarit u sollën të prangosur nga burgu në sallën e gjyqit në kryeqytetin Shkup. Dhjetëra anëtarë të familjeve të viktimave morën pjesë në seancë.

Sipas agjencisë MIA, 35 persona dhe tri subjekte juridike janë paraqitur në gjyq. Ata akuzohen për rrezikim të sigurisë publike dhe mosrespektim të procedurave të sigurisë, dhe përballen me dënime nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

Aktakuza përfshin pronarin e klubit të natës, një kompani private sigurie, një kompani ndërtimi të përfshirë në modifikime, si dhe inspektorë, nëpunës civilë, oficerë policie, punëtorë ndërtimi dhe punonjës të klubeve. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

Aktakuza u lexua të mërkurën në gjykatë, ndërsa të pandehurit ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë. Ende nuk dihet se sa do të zgjasë gjyqi.

maqedoni e veriut

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:16Kush është Nidal Hasan, ish-majori i ushtrisë ekzekutimi i të cilit pritet të transmetohet “live”?
  • 21:05Sërish sulm me thikë në një shkollë polake
  • 15:19Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë telashe në rrugët e Vlorës
  • 12:27Të shtëna në Pensilvani, nëntë të vdekur, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë