Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Stuhitë godasin Kroacinë: Pritet rënie drastike e temperaturave

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 13:08
Stuhitë godasin Kroacinë: Pritet rënie drastike e temperaturave

Një ndryshim i beftë i motit ka përfshirë Kroacinë, duke sjellë stuhi të forta në disa rajone të vendit. Stuhia goditi kryeqytetin Zagreb rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke shkaktuar erëra të fuqishme që kanë shkulur pemë dhe dëmtuar prona private, ndërsa reshje të dendura shiu dhe bubullima kanë përfshirë të gjithë qytetin .

Autoritetet kanë vendosur një alarm portokalli për zonat e Slavonisë, Istrias, Kvarnerit dhe Dalmacisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit është nën alarm të verdhë. Temperaturat pritet të bien me më shumë se 10°C në disa rajone krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik DHMZ, e gjithë dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale, ndërsa erërat e forta veriperëndimore dhe jugore do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, përfshirë edhe Adriatikun.

Mot i ngjashëm parashikohet edhe për ditën e nesërme, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Nga e mërkura pritet përmirësim i motit dhe rikthimi i kthjellimeve, edhe pse reshjet nuk do të mungojnë në disa zona të brendshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë