Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 10:16
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare

Një tjetër histori suksesi shqiptare vjen nga Suedia, ku Aulon Nura, me rrënjë nga Kosova, ka përfunduar me sukses studimet master në Inxhinieri Hapësinore në KTH Royal Institute of Technology, një nga universitetet më të njohura teknike në Evropë.

Pas përfundimit të studimeve, ai është angazhuar profesionalisht në OHB Sweden, kompani suedeze e specializuar në industrinë e prodhimit të satelitëve dhe teknologjisë hapësinore. Atje, Auloni po aplikon njohuritë dhe përvojën e fituar gjatë viteve të studimeve në fushën e inxhinierisë së avancuar.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, ai tërhoqi vëmendje edhe me një simbolikë të veçantë kulturore, duke u paraqitur me veshje kombëtare shqiptare. Ky gjest u pa si një mënyrë dinjitoze për të përfaqësuar identitetin dhe origjinën e tij shqiptare në një moment të rëndësishëm akademik.

Arritja e tij konsiderohet një sukses frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, veçanërisht në fusha të avancuara si teknologjia hapësinore dhe inxhinieria moderne. /Albinfo.ch

Suedi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:28Serbia pret mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, ankohet se Kurti shkeli marrëveshjen për Ujmanin
  • 19:48Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni
  • 10:37Qeveria e Marokut: Lajmet e rreme nxitën migrimin drejt Ceutës
  • 10:03Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
  • 22:11Tragjedi në Itali: Furgoni përplaset me autobusin, vdesin 6 persona – lëndohen 27