Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 19:38
Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

Kroacia ka reaguar pas arrestimeve në Serbi të disa personave të dyshuar për përgatitjen e trazirave gjatë zgjedhjeve parlamentare, ndërsa u ka rekomanduar qytetarëve të saj t’i shtyjnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme drejt këtij vendi, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga autoritetet serbe për arrestimet. Sipas saj, akuzat e fundit ndaj Kroacisë janë pjesë e një vargu pretendimesh të pabazuara, të cilat lidhen me zhvillimet e brendshme politike në Serbi.

Arrestimet u kryen në Novi Sad, Vrnjaçka Banjë dhe Beograd. Sipas raportimeve të mediave serbe, të dyshuarit akuzohen se po përgatitnin trazira të dhunshme gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të planifikuara për 25 tetor.

Mediat serbe kanë pretenduar se dy prej të arrestuarve kanë pasaporta kroate. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike prova të pavarura që do të vërtetonin pretendimet për përfshirjen e tyre në planet për shkaktimin e dhunës.

Ministria kroate ka theksuar se as ambasada e saj në Beograd nuk ka marrë njoftim zyrtar për rastin, duke shprehur shqetësim për akuzat e përsëritura ndaj Zagrebit, shkruan index.hr.

Ndërkohë, autoritetet kroate u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar nëse udhëtojnë drejt Serbisë dhe, kur është e mundur, t’i shtyjnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme.

Rekomandimi nuk përbën ndalim të udhëtimeve, por pasqyron shqetësimet për tensionet e mundshme politike dhe të sigurisë gjatë periudhës zgjedhore.

Arrestimet kanë shtuar tensionet mes dy vendeve, të cilat prej kohësh shkëmbejnë akuza për ndërhyrje politike. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar vazhdimisht se Kroacia përpiqet të ndikojë në zhvillimet e brendshme të Serbisë, ndërsa zyrtarët kroatë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Situata zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, ku pushteti i Vuçiqit po përballet me kundërshtim nga lëvizja studentore dhe forca të tjera opozitare

kroacisëserbisërriten

Të ngjashme

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën: Shmangni retorikën nxitëse

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën: Shmangni retorikën nxitëse

09:36
BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

19:50

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:26Franca konfirmon rastin e parë të virusit “Shamonda” tek njeriu
  • 19:37Macroni ashpërson kufizimet ndaj protestave
  • 14:01Ergys Agasi bën kërkesë për kthimin e sendeve të sekuestruara
  • 12:26Kuvendi miraton formimin e komisionit Ad-Hoc për bordin e RTK-së
  • 11:35Pas një ore me tensione, përplasje fizike dhe verbale, mbyllen punimet e Kuvendit të Shqipërisë