Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 19:50
BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

Ditë më parë, politikani dhe minstri serb, Ivica Daçiq, gjetë një paraqitjeje publike në prag të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Serbi, kishte thënë se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”. Kjo deklaratë e tij, e re për nga koha kur është thënë, por jo edhe për nga koha kur buron si mendësi, kishte nxitur reagime të ashpëra në Kosovë. 

Një zëdhënës i BE-së ka deklaruar se presin veprime të përgjegjshme nga politikanët të cilat rrisin besimin dhe stabilitetin rajonal.

“Presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një mjedis besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i BE për Express. 

Nga BE gjithashtu kanë thënë se ndjejnë keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapa për arrestimin e Milan Radojiçiqit dhe kërkojnë që Beogradi zyrtar të veprojë pa vonesa për këtë çështje e cila ka mbetur pezull prej kohësh.

Shfaqja e autorit të sulmit të Bajnskës në tubimin elektoral të partisë së Aleksander Vuçiqit poashtu është parë me shqetësim nga Brukseli. 

“BE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që personat përgjegjës për sulmin e vitit 2023 në Banjskë – përfshirë Milan Radoiçiçin – të mbajnë përgjegjësi.Shprehim keqardhjen e thellë që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht – me akuza përkatëse – personat që ndodhen në Serbi.Gjithashtu, mbetemi të shqetësuar nga raportimet për pjesëmarrjen e personit të dyshuar në një tubim parazgjedhor të partisë në pushtet, SNS.Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve të vendosura për ndihmë të ndërsjellë juridike.Kjo çështje është pezull prej kohësh dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga ana e Serbisë”, ka përfunduar ky zëdhënës për Gazetën Express. 

serbprizrenserbisë

Të ngjashme

Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

19:38

Më shumë nga Lajme

  • 20:12Çka përmban ankesa e Blerim Isufajt në Supreme për shkarkimin e tij?
  • 20:04​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi
  • 19:57Zyrtarët e partisë së tij po e shajnë Ramën, Kurti nesër ulet në një tavolinë me të
  • 19:54Protestat në Tiranë: Ndalohen 11 persona, shtatë të tjerë lihen të lirë
  • 19:51Deputetja australiane humb të dyja këmbët pasi përplasjes nga një makinë, autoritetet dyshojnë për sulm të qëllimshëm