Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën: Shmangni retorikën nxitëse

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 09:36
BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën: Shmangni retorikën nxitëse

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të shmangë retorikën nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Zëdhënësi i BE-së ka shprehur shqetësimin për deklaratat e politikanëve serbë dhe për mungesën e veprimeve ndaj personave të dyshuar.

Reagimi i Brukselit vjen pas deklaratave të Milosh Jovanoviqit, i cili gjatë fushatës zgjedhore vizitoi Prizrenin dhe u shpreh se “Kosova është Serbi”, si dhe të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili deklaroi se flamuri serb do të valëvitej sërish mbi qytet.

Zëdhënësi i BE-së theksoi se liderët politikë duhet të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi e stabiliteti në rajon. Sipas tij, është e rëndësishme që të ketë përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha ai për Euronews.al.

serbisënxitësedeklaratat

Të ngjashme

BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

BE i reagon Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” dhe i kërkon Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin: Shqetësuese që u pa në tubimin e SNS-së

19:50
Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

19:38

Më shumë nga Lajme

  • 10:42Kuvendi i Shqipërisë mblidhet pas protestave, seanca nis me përplasje mes deputetëve
  • 10:37Përvjetori i Gjykatës Kushtetuese i bën bashkë presidentet e Kosovës
  • 10:29Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE
  • 10:02Kos: Periudha e ardhshme, definuese për Kosovën dhe për tërë Ballkanin Perëndimor
  • 09:48Torres: Alarmante dhuna policore ndaj protestuesve në Shqipëri, këto veprime duhet të marrin fund