Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Ndërkombëtare

Raportohet se një anije nga flota ndërkombëtare ka hyrë në ujërat territoriale të Gazës

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 11:26
Raportohet se një anije nga flota ndërkombëtare ka hyrë në ujërat territoriale të Gazës

Sipas uebfaqes për përcjelljen e lundrimit të flotës ndërkombëtare të anijeve me ndihma drejt Gazës, njëra nga to, e quajtur “Mikeno” tani ndodhet në ujërat territoriale të Gazës.

Zhvillimi i ri vjen në kohën kur forcat detare izraelite po vazhdojnë t’i pengojnë anijet, por disa prej tyre tashmë po u afrohen ujërave territoriale të Gazës. Numri i anijeve operacionale tani është 24, raporton gazeta “The Guardian” .

Kjo është hera e parë në atë zonë që nga viti 2009, kur Izraeli vendosi bllokadë detare ndaj ujërave të Gazës, që një mision humanitar i paautorizuar arrin në afërsi më të vogël se 130 kilometra nga enklava.

Në vitin 2010, një barkë e drejtuar nga Turqia i ishte afruar një distance të ngjashme bregdetit të Gazës, duke çuar në një ballafaqim vdekjeprurës në të cilin dhjetë aktivistë turq u vranë nga komandot izraelite.

Gaza

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:38VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë
  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren
  • 19:37Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët
  • 19:33Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë
  • 18:31Trump: Zgjedhjet në Brazil janë një turp për popullin brazilian