Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Raporti i DASH-it: Kosova ndër vendet që plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 19:16
Raporti i DASH-it: Kosova ndër vendet që plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale

Në Raportin për Transparencën Fiskale për vitin 2025, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Kosova është vlerësuar si një nga vendet që plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Kjo e vendos Kosovën në mesin e 71 vendeve që kanë përmbushur standardet e vendosura nga SHBA, nga gjithsej 139 shtete dhe autoritete të shqyrtuara.

Sipas raportit, vlerësimi është bërë bazuar në performancën gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2024, dhe ka përfshirë kritere të qarta si:

Publikimi i dokumenteve kryesore të buxhetit;

Saktësia dhe përmbajtja e të dhënave buxhetore;

Pavarësia funksionale dhe financiare e institucioneve supreme të auditimit;

Transparenca në kontraktimin dhe licencimin për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe prokurimet publike.

Departamenti i Shtetit thekson se këto standarde janë forcuar edhe më tej këtë vit, duke shtuar kërkesa të reja për autonominë e institucioneve të auditimit dhe për publikimin e kontratave publike, veçanërisht në sektorët e burimeve natyrore.

Raporti vlerëson se transparenca fiskale është një komponent kyç për menaxhim të mirë financiar publik, ndihmon në uljen e korrupsionit, rrit besimin e investitorëve dhe përforcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.

Për Kosovën, ky vlerësim pozitiv përbën një sukses institucional dhe një sinjal të qartë ndaj donatorëve ndërkombëtarë, bizneseve dhe qytetarëve për qeverisje më të hapur dhe të përgjegjshme.

Në të njëjtin raport, vende të rajonit si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë renditur si vende që plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale

dash

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm