Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të "Pastrimit"

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 12:33
Rama: Prishtina do të krijojë ndërmarrje të re publike të "Pastrimit"

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Kryeqyteti do të krijojë një ndërmarrje të re publike komunale për pastrimin.

Rama tha se sistemi aktual i Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, ku përfshihen edhe komunat e Obiliqit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Drenasit, nuk po i përgjigjet më nevojave të Prishtinës.

"Kryeqyteti i ka përmbushur obligimet e veta. Dokumentet janë tashmë publike. Procesi ka mbetur i bllokuar për një nënshkrim.

Dhe çmimin e këtij bllokimi nuk e paguan ministri. E paguajnë qytetarët e Prishtinës.

Prandaj, këtë javë kemi mbajtur takim me kryetarët e komunave që janë pjesë e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, me menaxhmentin dhe punëtorët e kompanise dhe KEMI MARRË VENDIM", shkroi Rama në Facebook.

Rama ka deklaruar se punëtorët e “Pastrimit” nuk do të mbeten pa punë dhe se do të jenë pjesë e sistemit të ri.

Ai ka theksuar se, falë Ligjit për Kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk nevojitet pëlqimi i Qeverisë.

"Falë Ligjit për Kryeqytetin, për krijimin e ndërmarrjes së re nuk na duhet pëlqimi i Qeverisë. Dhe kjo është pjesa më e rëndësishme. Sepse, po të varej edhe kjo nga një nënshkrim i Qeverisë, do të rrezikonim të kishim edhe një projekt tjetër të Prishtinës të bllokuar. Qytetarët nuk mund të presin dhe Prishtina nuk mund të mbahet peng. Kur një zgjidhje bllokohet, ne kemi përgjegjësi të krijojmë një tjetër.Prandaj po ecim përpara me krijimin e ndërmarrjes së re të pastrimit, me një qëllim shumë të qartë: t’i sigurojmë Kryeqytetit kapacitetet që i duhen dhe qytetarëve një Prishtinë të pastër', shkroi mes tjerash Rama.

publikepastrimit

Të ngjashme

29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre

13:19

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:56Bayerni fiton pastër ndaj Atleticos
  • 22:48Dramë në Serbi: Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
  • 22:47Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu
  • 18:33Freedom House: Si mund të rigjallërohet demokracia serbe pas 14 viteve të pushtetit të Vuçiqit?
  • 13:53“Jam rrëmbyer nga paraburgimi i Durrësit me urdhër të Ramës”, publikohet letra e Veliajt drejtuar Gjykatës