Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për CNN International është pyetur edhe për çështjen e investimit të planifikuar në Zvërnec.
Gjatë bisedës, Rama përsëriti se ende nuk ekziston një projekt konkret për Zvërnecin, ndërsa intervista u shoqërua edhe me disa replika mes Ramës dhe gazetares.
Ai insistoi se kjo çështje është sqaruar më herët dhe se nuk ka një projekt të miratuar për zonën.
Sa i përket hetimeve të nisura, kryeministri tha se ato nuk lidhen me dyshime për korrupsion, por kanë të bëjnë me pronësinë e tokave në zonë dhe verifikimin e pronarëve të tyre.
Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
