Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë, çmimet dhe hapësirat publike.
Përmes një njoftimi publik, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët të raportojnë me mesazh (SMS) çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.
Njëkohësisht, Bashkia ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Postimi i Pjerin Ndreu në facebook
Nisur nga sulmet e qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës, si dhe nga përhapja e informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike, për të gjithë pushuesit vëmë në dispozicion kontaktet e stafit drejtues:
Çmimet e shezlloneve sipas zonave:
