Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna ka folur në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ai u pyet se pavarësisht se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës. Ai theksoi se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës dhe se marrëdhëniet me qytetarët kosovarë janë të mira.
“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën”, deklaroi ambasadori.
