Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, diskutuan sot në një telefonatë për garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Sipas një deklarate nga presidenca turke, ata folën gjithashtu për zhvillimet e fundit mbi përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo ka rëndësi sepse Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, shkruan Sky News.