Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 20:56
Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar

MPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhirore në mes katër automjeteve pranë "HEC Kozjak", në të cilën janë lënduar shtatë persona.

"Më 09.08.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale në drejtim të HEC Kozjak, në zonën e fsh. Varvarë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.Xh.(19) nga fsh. Cërn Vërv, rrethina e Shkupit, automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.A.(31) nga fsh. Batinc, rrethina e Shkupit, automjetit transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.S.(63) nga fsh. Malçishtë, rrethina e Shkupit dhe automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.L.(47) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.R.(18) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, bashkudhëtar në automjetin “Golf”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër shoferët, si dhe B.O.(30) nga fsh. Paligrad, rrethina e Shkupit dhe S.L. nga Shkupi, bashkudhëtarë në automjetet “Golf” dhe “Ford”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe ISHP “Shën Naum i Ohrit”.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB.

shkupitaksidentrrethina

Të ngjashme

Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit

Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit

12:31

Më shumë nga Lajme

  • 08:01KEDS njofton, këto vende do të mbesin pa rrymë - shkak punimet
  • 07:53Mot me diell, ky është parashikimi për sot
  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri