Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Presidenti çek: NATO t’i tregojë dhëmbët ndaj provokimeve të Rusisë

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 21:31
Presidenti çek: NATO t’i tregojë dhëmbët ndaj provokimeve të Rusisë

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel ka bërë thirrje që NATO të “tregojë dhëmbët” në përgjigje të asaj që ai i cilëson si provokime të Rusisë në krahun lindor të aleancës.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes Perëndimit dhe Rusisë, ku Moska ka akuzuar vendet evropiane të NATO-s se kanë lejuar Ukrainën të përdorë hapësirën e tyre ajrore për sulme ndaj territorit rus, pretendime të cilat janë mohuar nga zyrtarët perëndimorë, që nga ana tjetër thonë se incidentet mund të jenë shkaktuar edhe nga sistemet ruse të luftës elektronike.

Në një intervistë për “The Guardian”, Pavel ka deklaruar se Rusia po kryen qëllimisht veprime provokuese pranë vijave që mund të aktivizojnë Nenin 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtjen kolektive të aleancës, transmeton Klankosova.t.

Ai shtoi se, sipas tij, zyrtarët ushtarakë rusë madje tallen me reagimet e kujdesshme të Perëndimit në raste të tilla, duke theksuar nevojën për një përgjigje më të fortë dhe potencialisht edhe “asimetrike” ndaj Moskës.

“Rusia, për fat të keq, nuk e kupton gjuhën e mirësjelljes. Ata e kuptojnë kryesisht gjuhën e forcës”, u shpreh Pavel, duke shtuar se sjellja e tillë provokuese është lejuar për një kohë të gjatë dhe duhet të marrë një përgjigje më të vendosur nga aleanca.

Nato

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar
  • 18:42“Mos targetoni shqiptarët”, ambasadori shqiptar kritika të djathtës britanike