Ata dyshohen se në mbrëmjen e 8 korrikut e morën peng viktimën, dhe më pas e mbytën me litar dhe e hodhën në Liqenin e Shkopetit.
Policia e Shtetit në një konferencë për media ka bërë të ditur se në kërkim janë shpallur edhe të dyshuar tjerë për vrasjen.
Dy të dyshuarit tjerë janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, vëllezër të Faton Bushgjokës, njërit prej të arrestuarve.