Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Përleshje të dhunshme në Francë, disa policë përfshihen nga flakët

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 22:43
Përleshje të dhunshme në Francë, disa policë përfshihen nga flakët

Sot shpërthyen përleshje midis protestuesve dhe policisë në disa qytete franceze, gjatë demonstratave në shkallë të gjerë kundër kostos së lartë të jetesës dhe përkeqësimit të kushteve në shkolla.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Francës, rreth 320 mijë njerëz dolën në rrugë, përfshirë 70 mijë në Paris. 296 persona u ndaluan nga policia.

Protestat filluan në mënyrë kryesisht paqësore, por në orët e vona të pasdites, shpërthyen përleshje në Paris, Lion dhe qytete të tjera. Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit në disa vende hodhën objekte dhe mjete piroteknike drejt efektivëve.

Në Paris, gjatë përleshjeve, u dëgjuan shpërthime nga mjete piroteknike. Pamjet nga kanali televiziv francez BFMTV tregojnë protestues duke hedhur mjete ndezëse drejt policisë së rendit, duke bërë që disa policë të përfshihen nga flakët.

Tensionet u përshkallëzuan pasi marshimi i protestës arriti në fund të itinerarit të autorizuar, në skajin jugor të Parisit. Policia e rendit urdhëroi turmën të largohej nga zona, por protestuesit u shpërndanë me ngadalë.

Në Marsejë, në rrugë u vunë zjarre, ndërsa zjarrfikësit punuan për t’i shuar ato. Përleshje me policinë u raportuan gjithashtu në Ren dhe Tuluzë. Sipas një raporti nga prefektura vendore, disa protestues në Ren hodhën objekte të ndryshme drejt policëve.

Në Lion, policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës pasi disa protestues u përleshën me forcat e sigurisë.

Autoritetet franceze kanë angazhuar rreth 70 mijë policë dhe xhandarë në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë gjatë protestave të sotme dhe për të parandaluar dhunën.

Ministria e Brendshme kishte paralajmëruar më herët për një rrezik të shtuar dhune, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, kur priteshin tubime të tjera.

Protestat po organizohen nga sindikatat, organizatat shkollore dhe studentore, si dhe nga lëvizja e “Jelekëve të Verdhë”, e cila u shfaq në Francë në vitin 2018.

Prej javësh, të rinjtë po protestojnë për shkak të mungesës së mësuesve, stafit dhe pajisjeve në shkolla, si dhe për shkak të përkeqësimit të kushteve në arsim.

përleshjepolicëpërfshihen

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:27“Do të kthehemi”: Vuçiq e Orban takohen pas humbjes së pushtetit, zotohen për vazhdimin e aleancës
  • 14:48Studentët nuk lejojnë bashkimin e protestuesve të PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit
  • 08:59Rama këmbëngul për dialog, u kërkon studentëve të ulen në tryezën e bisedimeve
  • 17:13“Janë identifikuar personat e maskuar në protestë”/ Kreu i Policisë së Shtetit: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme
  • 15:02“Trupi më dhemb, mendja, shpirti” , flet e burgosura që u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse