Një ortek bore goditi sot majën Tosca në Alpet Juliane të Sllovenisë, duke varrosur tre alpinistë kroatë. Gjatë operacionit të vështirë të kërkim-shpëtimit, një alpinist u gjet pa shenja jete, raporton 24ur.com.
Dy alpinistë janë ende të zhdukur, por kërkimi është pezulluar për momentin për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme, raporton KosovaPress.
