Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Nga Kolumbia e Panamaja për prostitucion në Tiranë, zbulohet rrjeti

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 16:20
Nga Kolumbia e Panamaja për prostitucion në Tiranë, zbulohet rrjeti

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Crossline”, i cili kishte në fokus goditjen e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin e shtetaseve të huaja me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas kolumbian, ende të paidentifikuar, kishte organizuar trafikun e disa femrave të huaja në Shqipëri.

Sipas hetimeve, viktimat, kryesisht nga Kolumbia dhe Panamaja, ishin rekrutuar dhe trafikuar për t’u shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 7 shtetase të huaja,6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, të moshave nga 27 deri në 35 vjeç. Ato u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion në një apartament me qira ditore në rrugën “Gjon Muzaka”, në Tiranë.

Gjatë kontrollit në apartament u sekuestruan një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme, 7 telefona celularë si dhe sende të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit kolumbian të shtetasit të arrestuar, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu
  • 15:30Shi i rrëmbyeshëm edhe në Shqipëri
  • 14:23BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë