Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se Republika Islamike e Iranit është në prag të “kolapsit”, ndërsa armiqësitë midis Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit përshkallëzohen.
“Ka ende punë për t’u bërë, misioni kryesor është rrëzimi i regjimit terrorist të Iranit”, tha Netanyahu gjatë një vizite te ushtarët izraelitë të vendosur në Siri.
“Ne jemi shumë afër. E dimë që i gjithë ky bosht (përfshirë aleatët e Iranit) përfundimisht do të shembet”, shtoi ai.

