Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 13:35
Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë e ekstraduar nga Britania në Shqipëri

Një nënë shqiptare me tre fëmijë, përfshirë një foshnjë të sapolindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg.

Mediat britanike raportojnë se Lirie Delishi, 25 vjeçe, u urdhërua për t’u kthyer në atdhe nga gjyqtari britanik John Zani, i cili vendosi se interesi i Mbretërisë së Bashkuar për të mos u konsideruar “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm se pretendimet e saj për shkelje të së drejtës familjare, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e Delishit për të vuajtur një dënim katërmujor, pasi ajo u kap në vitin 2019 duke përdorur një pasaportë të rreme rumune gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Romës, përcjell A2 CNN.

Në seancën e ekstradimit në Londër, Delishi argumentoi se ndarja nga bashkëshorti i saj Edmond dhe tre fëmijët, mes tyre një i porsalindur, do të kishte pasoja të rënda për familjen. Edmondi, i cili sipas “The Telegraph” drejton dy biznese në Britani, një kompani ndërtimi dhe një lavazh makinash, dëshmoi se mund të detyrohej të mbyllte njërën prej tyre për t’u kujdesur për fëmijët. Megjithatë, gjyqtari Zani theksoi rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare të ekstradimit dhe deklaroi se “vetëm vështirësitë familjare nuk mjaftojnë për të penguar një vendim të tillë”.

Aktualisht, Lirie Delishi ndodhet ende në Britani në pritje të apelimit të vendimit, por pritet që dënimin ta vuajë në burgun e grave të Pojskës, në Pogradec.

Delishi kishte lënë Shqipërinë menjëherë pas studimeve për t’u bashkuar me partnerin e saj në Britani. Ajo tha se familja e saj “është shumë e turpëruar” nga kjo ngjarje, duke shtuar: “Nuk vij nga një familje që ka pasur ndonjëherë probleme me ligjin”.

britani

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:08Stuhia Tajfuni “Dolphin” godet Japoninë, gjashtë të plagosur dhe mbi 50 mijë ndërtesa pa energji
  • 09:05Mbi 4 mijë raste me Ebola në Kongo, 1,850 të vdekur
  • 23:06“Jeni fajtorë për arsenalet e zbrazëta”, “Shpërthimi” i Trump ndaj Pete Hegseth
  • 19:35Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Indinë verilindore
  • 17:41Pekini përballet me reshje të dendura, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe rrëshqitje dheu