Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufirit me Malin e Zi

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 16:43
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufirit me Malin e Zi

Banorë dhe aktivistë nga Peja, si dhe nga Plava e Gucia, zhvilluan sot një protestë paqësore në zonën e Çakorrit, duke kërkuar hapjen e pikës kufitare dhe funksionalizimin e plotë të rrugës që lidh Kosovën me Malin e Zi.

Protesta, e mbajtur nën sloganin “Mjaft me izolim!”, nisi rreth orës 12:00 në zonën Kutllovë-Kuçishtë, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë nga të dyja anët e kufirit.

Organizatorët theksuan se kërkesa kryesore është hapja e pikës kufitare në Çakorr dhe funksionalizimi i rrugës, e cila sipas tyre do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, transmeton Klankosova.tv.

Njëri nga iniciatorët, Muhamet Nikqi, deklaroi se protestat dhe peticionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave, duke shtuar se rruga ekziston prej dekadash, por vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullim të rregullt.

Para mbajtjes së protestës, banorët e zonave përreth kishin ndërmarrë iniciativa për hapjen dhe pastrimin e rrugës malore, me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

Protestuesit kërkuan nga institucionet e Kosovës dhe të Malit të Zi që ta trajtojnë këtë çështje si prioritet strategjik dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese për hapjen e pikës kufitare, duke theksuar se funksionalizimi i saj do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Në përfundim të tubimit, organizatorët ritheksuan se angazhimi qytetar do të vazhdojë deri në hapjen e plotë të kësaj rruge dhe vendosjen e një pike kufitare funksionale në Çakorr.

Mali i Zi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:10Tragjike në Itali: Ushtari amerikan humb jetën gjatë larjes në liqen
  • 08:49Tragjedi në Rio: Rrëzohet helikopteri, 4 anëtarë të një familjeje humbin jetën
  • 08:26Zelensky: Koreja e Veriut do të dërgon 50 mijë trupa në Rusi
  • 20:24Joe Biden në gjendje të rëndë shëndetësore
  • 17:47Bondarenko: Shoqëria ukrainase nuk i përkrahë 100% deklaratat e Zelenskyt për Kosovën