Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dëshiron që të radikalizojë serbët atje.
Gjeka, ka thënë se një nga arsyet për sulmet dhe presionit të Beogradit ndaj Malit të Zi, është që Serbia dëshiron që ta pengojë rrugën evropiane të këtij vendi.
‘’Arsyet janë, sipas mendimit tim, disa. Së pari, përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha që ka udhëheqja serbe brenda vetë Serbisë. Së dyti, përpjekje për të penguar Malin e Zi në rrugën e tij evropiane. Dhe së treti, përpjekje për radikalizimin e serbëve në Mal të Zi. Mendoj se në asnjërën prej këtyre pikave Beogradi zyrtar nuk po arrin ta imponojë lojën e tij’’, deklaron Gjeka.
