Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Marrëveshja me SHBA-në, Irani jep detajet e fundit

GD
Gazeta Demos23 maj 2026 në 16:18
Marrëveshja me SHBA-në, Irani jep detajet e fundit

“Procesi diplomatik në vazhdim dhe prania e zyrtarëve të lartë pakistanezë në Teheran nuk do të thotë se kemi arritur në një kthesë apo situatë vendimtare”, deklaroi Baghaei për televizionin shtetëror IRIB .

Në të njëjtën kohë, komandanti i ushtrisë pakistaneze Asim Munir dhe ministri i Brendshëm i Pakistanit Mohsin Naqvi zhvilluan takime në Teheran për shkëmbim mesazhesh diplomatike mes palëve.

Baghaei tha se nuk mund të thuhet se marrëveshja është afër, pasi dallimet ndërmjet Iranit dhe SHBA-së janë “të thella dhe të shumta”, duke shtuar se diplomacia kërkon kohë.

Ai theksoi se bisedimet synojnë përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, ndërsa programi bërthamor iranian aktualisht nuk është pjesë e agjendës së negociatave. Sipas tij, në bisedime duhet të përfshihen edhe çështja e Ngushticës së Hormuzit dhe sulmet amerikane ndaj anijeve të lidhura me Iranin.

Irani, SHBA-ja dhe Izraeli arritën armëpushim më 8 prill pas 40 ditësh konflikti, i cili nisi me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt. Pas armëpushimit, delegacionet iraniane dhe amerikane zhvilluan një rund negociatash në Islamabad më 11 dhe 12 prill, por pa arritur marrëveshje konkrete.

Sipas mediave, gjatë javëve të fundit palët kanë shkëmbyer disa propozime për përfundimin e konfliktit me ndërmjetësimin e Pakistanit, por ende nuk ka pajtim për çështjet kryesore

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:16Kush është Nidal Hasan, ish-majori i ushtrisë ekzekutimi i të cilit pritet të transmetohet “live”?
  • 21:05Sërish sulm me thikë në një shkollë polake
  • 15:19Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë telashe në rrugët e Vlorës
  • 12:27Të shtëna në Pensilvani, nëntë të vdekur, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë
  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë