Udhëheqësit evropianë i dhanë të hënën mbështetjen e tyre presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pas bisedimeve SHBA-Ukrainë mbi një propozim paqeje që fillimisht favorizonte Rusinë, ndërsa i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump u nis për në Moskë për bisedime në Kremlin.
Zelensky u prit ngrohtësisht në Paris nga presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe të dy iu bashkuan thirrjes me një duzinë udhëheqësish evropianë, përfshirë ata nga Britania, Italia, Polonia dhe Bashkimi Evropian.
“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani shumë varet nga përfshirja e secilit udhëheqës”, shkroi Zelenskiy.
