Presidenti francez Emmanuel Macron i është kundërpërgjigjur Donald Trump-it lidhur me kërcënimin e tij për tarifa.
“Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Europë si edhe gjetkë,” thotë ai në një postim në rrjetet sociale, raporton Sky News .
“Kjo udhëheq zgjedhjet tona. Ajo mbështet lidhjen tonë me Kombet e Bashkuara dhe me Kartën e tyre.”
Macron thotë se “mbi këtë bazë ne e mbështesim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”.
Ai vijon: “Po mbi këtë bazë kemi vendosur gjithashtu t’i bashkohemi ushtrimit të vendosur nga Danimarka në Groenlandë. Ne qëndrojmë pas këtij vendimi. Sidomos sepse ai lidhet me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Europës sonë.”
