Udhëheqësi i pakicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, senatori demokrat, Chuck Schumer, e ka quajtur presidentin amerikan, Donald Trump, “person tepër të sëmurë”.
Këto fjalë të senatorit demokrat erdhën pas kërcënimit të Trumpit në rrjetin “Truth Social” se “një civilizim i tërë do të vdesë sonte”, nëse Irani nuk e respekton afatin e vendosur prej ShBA-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raporton gazeta “The Guardian”.
“Secili republikan që refuzon të na bashkohet në votimin kundër kësaj lufte të zgjedhur e të shfrenuar ka në pronësi secilën pasojë të çfarëdo dreqin që është kjo” – shkroi senatori demokrat në llogarinë e tij në rrjetin X, duke e shpërndarë postimin e Trumpit, në të cilin presidenti, mes tjerash, shkroi: “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer kurrë më. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.”
