Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejtoi delegacionin e Iranit në bisedimet e fundit me SHBA-në në Islamabad, tha në X se Donald Trump “bëri shtatë pretendime brenda një ore, të gjitha të pavërteta”.
“Ata nuk e fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata me këto gënjeshtra”, shtoi Ghalibaf.
Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, ai tha se, me “vazhdimin e bllokadës [nga SHBA]”, ngushtica “nuk do të mbetet e hapur”, shkruan BBC.
Ai përsëriti komentet e bëra më herët nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cili kishte thënë se “nëse ngushtica është e hapur apo e mbyllur dhe rregullat që e qeverisin atë do të përcaktohen në terren, jo në rrjetet sociale”.
