Në një video që po qarkullon në internet, shihen pasagjerët e një aeroplani të kompanisë “Flydubai” duke festuar pasi aterruan në Aeroportin “Tabuk” të Arabisë Saudite, pas një incidenti ku piloti e theri kolegun e tij gjatë fluturimit.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara drejt Tel-Avivit të Izraelit.
Fluturimit iu ndryshua destinacioni pas incidentit të dhunshëm mes pilotëve.
