Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua mbi situatën aktuale gjeopolitike dhe rolin e Aleancës.
Hoxha u shpreh se takimi vjen në një kohë kur Shqipëria po merr më shumë angazhime dhe përgjegjësi brenda NATO-s.
“Ndamë mendimin se në mjedisin e sotëm të sigurisë, gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, NATO është më e rëndësishme dhe më e domosdoshme se kurrë. Forcimi i mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, mbështetja e palëkundur për Ukrainën, si edhe zgjerimi i kapaciteteve industriale të mbrojtjes, mbeten prioritete për parandalimin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë transatlantike”, tha Hoxha.
Sipas tij, Shqipëria ka dëshmuar vazhdimisht veten si një aleat i besueshëm dhe aktiv, duke rritur investimet në mbrojtje, modernizuar Forcat e Armatosura dhe marrë pjesë në misionet e NATO-s.
