Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale, thotë se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “është i sinqertë në diplomaci” dhe dëshiron të ndalojë luftimet, “mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për të mbyllur gojën dikujt si Netanyahu”.
Si alternativë, paralajmëron ministri i jashtëm, “zhytja” e SHBA-së në dhunë do të “shkatërrojë çdo perspektivë për një zgjidhje të negociuar”.
