Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike “nuk duket e mundur” për momentin.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet në lidhje me komentet e Presidentit Donald Trump, i cili tha se ishte i zhgënjyer me Vladimir Putinin pas telefonatës së djeshme që ata zhvilluan sëbashku.
“Natyrisht, ne i kushtojmë vëmendje të madhe të gjitha deklaratave të Presidentit Trump”, tha Peskov.
“Gjatë bisedës, Presidenti Putin përsëriti se ne jemi të interesuar të arrijmë objektivat tona gjatë operacionit të posaçëm ushtarak dhe mundësisht me mjete politike dhe diplomatike”, shtoi Peskov.