Studentët e Fakultetit të Filozofisë në Novi Sad kanë bllokuar të mërkurën ndërtesën e institucionit pasi profesoreshës Jelena Kleut iu dorëzua një urdhër shkarkimi.
Megjithatë, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme Serbe përdorën forcë për të nxjerrë jashtë të gjithë ata që ishin brenda ndërtesës, shkruajnë mediat e huaja
Sipas mediave serbe, Policia e Emergjencave dhe Xhandarmëria, të pajisura plotësisht për të shpërndarë demonstratat, ngritën një kordon përpara fakultetit.
VIDEO:
Një gazetar i N1 Serbia raportoi se u përdor forcë e madhe për të nxjerrë jashtë studentët nga ndërtesa e Fakultetit të Filozofisë dhe se një studenti iu thye hunda.
