Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Izraeli në alarm: Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 20:22
Izraeli në alarm: Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore

Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketave nga territori i Iranit në drejtim të Izraelit, duke vendosur në gjendje alarmi disa zona të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X (ish-Twitter), Forca Ajrore e Izraelit ka konfirmuar se një numër sirenash paralajmëruese janë aktivizuar pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani.

“Pak më parë, janë aktivizuar alarmet në disa zona të vendit pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Në këto momente, Forca Ajrore po punon për t’i ndaluar dhe goditur kërcënimet kudo që është e nevojshme, për të eliminuar rrezikun”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 14:06Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
  • 12:42Bahreini thotë se zmbrapsi sulmet iraniane, Teherani pretendon se goditi bazën amerikane
  • 12:14Ish-Ambasadorja e Blegjikës: Serbia mund të hynte në luftë civile natën e zgjedhjeve, BE i bëri presion Vuçiqit t’i tërheq forcat
  • 11:43Moska zbut qëndrimin, nuk do të diktojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për Ukrainën
  • 10:12Kaosi në aeroportet amerikane, mbi 12 mijë fluturime të anuluara pas defektit në sistemin e vjetëruar të kontrollit ajror