Imazhe satelitore të siguruara dhe analizuara nga CNN në bashkëpunim me Institutin për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (Institute for Science and International Security) tregojnë shenja se Irani mund të ketë nisur rindërtimin e disa prej objekteve të tij bërthamore.
Sipas analizës së ekspertëve, aktivitetet e vërejtura në disa lokacione bërthamore iraniane ngrenë pikëpyetje nëse Teherani ka respektuar kushtet e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara në fund të muajit qershor.
Të dhënat e nxjerra nga imazhet satelitore sugjerojnë se në disa prej këtyre objekteve janë zhvilluar lëvizje dhe punime që mund të lidhen me përgatitjet për rikonstruksion ose rikthim të kapaciteteve të dëmtuara.
