Punonjësve të administratës publike dhe të institucioneve shtetërore të vendosura në qendër të Tiranës u është komunikuar mesazhi që të mos dalin në punë.
Si pasojë e protestave të dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve publike e private, punonjësve të administratës shtetërore u është kërkuar të punojnë online.
Ndër institucionet e përmendura janë Bashkia e Tiranës, Biblioteka, Muzeu, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, si dhe ministri të tjera.
Sipas informacionit të bërë të ditur, njoftimi u është përcjellë punonjësve gjatë mbrëmjes, me udhëzimin që të mos paraqiten në ambientet e punës dhe të kryejnë punët online.