Përshkallëzimi i protestave të të rinjve dhe studentëve në rrugët e Tiranës po vazhdon me përplasje të dhunshme fizike mes demonstruesve dhe forcave të rendit, duke shkaktuar momente paniku dhe tensione të larta, ku një efektiv policie mbeti i lënduar dhe i shtrirë në asfalt si pasojë e përleshjeve të ashpra.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pamjet e transmetuara drejtpërdrejt kapën momentin kritik kur punonjësi i policisë, i pajisur me uniformë dhe mbrojtëse taktike, u rrëzua përtokë pa mundur të lëvizë lirisht.




