Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ekzekutimi i Nidal Malik Hasanit, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood në vitin 2009, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.
Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi Hasanin si “tradhtar” dhe “njeri shumë të keq”, duke theksuar se ai vrau 13 persona, përfshirë një ushtare shtatzënë, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të palindur. Nga sulmi u plagosën rëndë edhe 32 persona të tjerë.
Trump argumentoi se transmetimi i ekzekutimit mund të shërbente si një masë parandaluese, duke i treguar botës mënyrën se si Shtetet e Bashkuara veprojnë ndaj terroristëve. Megjithatë, ai tha se shumë njerëz do të preferonin të mos e shihnin ekzekutimin, përmes transmetimit apo mjeteve të tjera pamore.
Sipas presidentit amerikan, Hasani do të ekzekutohet me pushkatim, sipas planifikimit, por procesi nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.

